Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Nuk bisedojmë për koalicion qeveritar as me VMRO-në as me LSDM-në

Ahmeti: Nuk bisedojmë për koalicion qeveritar as me VMRO-në as me LSDM-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Stafanson.

“Lideri i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth zhvillimeve paszgjedhore në Maqedoni dhe prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të vendit.

Ahmeti shtjelloi qëndrimet programore të BDI-së duke thënë se barazia në vend e bën shoqërinë më të qëndrueshme, ndërsa përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin, reformat, marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të marrin përsipër të gjithë.

Ai nënvizoi se BDI është e fokusuar në bashkëpunimin me partitë parlamentare shqiptare rreth platformës së përbashkët kombëtare, ndërsa për momentin nuk zhvillon bisedime për koalicion qeverisës as me VMRO-në e as me LSDM-në, por dialogun e vetëm që po realizon BDI është me komunitetin ndërkombëtar dhe partitë shqiptare.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Stafanson diskutuan edhe për zhvillimet gjepolitike rajonale dhe globale si dhe ndikimin e tyre mbi Maqedoninë”, thuhet në komunikatën e BDI-së pas takimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *