Home / Lajme / Maqedoni / Ajdini: Infiltrimi i rymave jotradicionale fetare në politikën shqiptare i rrezikshëm për të ardhmen e kombit

Ajdini: Infiltrimi i rymave jotradicionale fetare në politikën shqiptare i rrezikshëm për të ardhmen e kombit

Analisti politik Gazmend Ajdini në një prononcim për Televizionin Klan ka deklaruar se infiltrimi dhe përdorimi i fesë gjatë fushatës zgjedhore, sidomos të atij jo tradicional kombëtar është devijim nga politika shqiptare në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se realisht kjo dukuri mund të krijoj edhe devijim nga qëllimet strategjike mbarëkombëtare.

“Infiltrimi por dhe Institucionalizimi i fesë në fushatë ose edhe në rrjedhat politike , sidomos të atij jotradicional kombëtar , është një devijim esencial nga orientimi sekular i politikës kombëtare në të gjitha trojet shqiptare dhe në një periudhë afatmesme kjo mund të krijon edhe devijim të qëllimeve strategjike gjithëshqiptare dhe rrjedhimisht me këtë të pozicionimit gjeopolitik të shqiptarëve!”, ka delaruar për Televizionin Klan, analisti politik Gazmend Ajdini.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *