Home / Lajme / Maqedoni / “Aleanca për Shqiptarët” nuk përkrah as VMRO-në as LSDM-në në Tearcë

“Aleanca për Shqiptarët” nuk përkrah as VMRO-në as LSDM-në në Tearcë

Nga “Aleanca për Shqiptarët” kanë bërë me dije se nuk do të përkrahin asnjë subjekt politik maqedonas në zgjedhjet parlamentare të përsëritura në Tearcë më 25 dhjetor.

“Nuk do ta përkrahim asnjë parti politike. VMRO-DPMNE dhe LSDM le t’i zgjidhin vetë problemet”, kanë bërë të ditur nga “Aleanca për Shqiptarët“.

Kujtojmë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur që të dielën, qytetarët e Tearcës do të rivotojnë përsëri.

Anëtarët e KSHZ-së vendosën unanimisht për rivotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendvotimitn 2011 në Tearcë. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *