Home / Lajme / Maqedoni / Ambasada e SHBA-ve në Shkup udhëzon qytetarët amerikanë të shmangin turmat

Ambasada e SHBA-ve në Shkup udhëzon qytetarët amerikanë të shmangin turmat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka apeluar te qytetarët amerikanë në Maqedoni që të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së incidenteve gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

”Më 11 dhjetor në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe pse zgjedhjet deri tani kanë qenë të qeta, ka mundësi që të shfaqen probleme lidhur me to. Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni i porosit qytetarët e saj që janë në Maqedoni që të ikin nga hapësira ku ka tubime të qytetarëve për të protestuar apo për ndonjë arsye tjetër. Apelojmë që qytetarët tanë të dëgjojnë informacionet e dhëna nga autoritet lokale dhe të kenë kujdes.” thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *