Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadat paralajmërojnë trazira më 11 dhjetor

Ambasadat paralajmërojnë trazira më 11 dhjetor

Ambasada e SHBA-ve dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve evropiane në Shkup i rekomandojnë qytetarët e tyre të kenë kujdes më 11 dhjetorë nëse ndodhen në Maqedoni. Sipas njoftimeve të kumtuara, qytetarëve u rekomandohet t’i shmangen qëndrimeve në grupe apo pjesëmarrjes në mitingje politike. Nga ambasada amerikane në Shkup, njoftimin e quajnë thjeshtë si procedurë standarde të ambasadës.

“Është procedurë standarde dhe përmbushje e obligimit të ambasadës ndaj qytetarëve. Indikacione për rrezik konkret nuk ka! Kjo nuk duhet të merret si koment mbi ecurinë e zgjedhjeve, por thjeshtë si obligim i ambasadës ndaj qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Edhe nga ambasada e Francës ndanë të njëjtin qëndrim.

“Ky rekomandim është i karakterit të përgjithshëm dhe nuk ndërlidhet aspak me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor”, thanë nga Ambasada e Francës.
Nga ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup informojnë qytetarët e tyre që ndodhen në Maqedoni se deri më tani ka pasur disa sulme në objekte të partive politike, andaj duhet të kenë kujdes.

“Zgjedhjet parlamentare janë caktuar për 11 dhjetor 2016. Mitingje politike dhe aktivitete tjera zgjedhore do të ketë në të gjithë Maqedoninë. Tashmë janë regjistruar disa sulme nëpër objektet (shtabet) e partive politike. Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ju duhet t’i shmangni mitingjet politike dhe çfarëdolloj mitingu tjetër”, njoftuan nga Ambasada e Britanisë së Madhe.
Sipas ekspertëve të sigurisë, ambasadat edhe pse mbrohen me faktin që mesazhet e sigurisë janë procedurale, ato në fakt janë shqetësuese për institucionet e vendit dhe vetë qytetarët.

“Në shumicën e rasteve, disa indikator të brendshëm sidomos nga blloku maqedonas herë pas here paralajmërojnë kriza dhe kërcënime, gjë që faktori ndërkombëtarë i ka marrë me shumë seriozitet. Për mendimin tim ky më tepër është një kërcënim psikologjik i qytetarëve që të votojnë për partitë politike në pushtet sepse në të kundërtën i pret një fatkeqësi e madhe”, deklaroi profesori Bashkim Selmani.
Rekomandime të ngjashme për qytetarët adresojnë edhe organizatat joqeveritare.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *