Home / Lajme / Maqedoni / Analistët: Fushatë me tensione dhe retorikë nacionaliste

Analistët: Fushatë me tensione dhe retorikë nacionaliste

Fushata zgjedhore e partive politike me përjashtim të disa incidenteve të vogla ka kaluar relativisht qetë, por me retorikë të ashpër të nacionalizmit, vlerësojnë analistët politik. Pavarësisht kësaj Petar Arsovski ngre dilemën nëse sa janë krijuar kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

“Fushata zgjedhore në veçanti kaloi me tensione të larta por pa asnjë incidente më serioze. Problemi në Maqedoni nuk është fushata zgjedhore, por atmosfera në periudhën parazgjedhore dhe a ka kushte për sfidë fer dhe demokratike”, tha Petar Arsovski, analist politik.

Andreja Stojkovski nga Qendra maqedonase për politikë evropiane tha se prezantimi i programeve të partive politike dhe fushata zgjedhore ka kaluar qetë, mirëpo ai si mangësi nënvizoi mos-ballafaqimin e liderëve në debatet televiziv.

“Gjëja e vetme për të cilën mund të ketë vërejtje bota demokratike është se kjo fushatë zgjedhore kaloi pa asnjë debat ose ballafaqim parazgjedhor mes dy kandidatëve të partive më të mëdha politike, për postin kryeministër dhe kjo me siguri është mungesa më e madhe dhe më esenciale e fushatës zgjedhore”, deklaroi Andreja Stojkovski Qendra maqedonase për politikë evropiane.

Fushatë me tonë më të ashpra, sipas analistit politik Bashkim Bakiut kanë realizuar LSDM-ja dhe VMRO – DPMNE-ja, që sipas tij nuk ishte dukuri edhe tek blloku politik shqiptar

“Ka dominuar retorika nacionaliste ndërmjet VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së për çështjet e federalizmit dhe dygjuhësisë dhe kushtimisht thënë aty ka qenë fushatë më e ashpër, më demokratike dhe më e qetë ka qenë tek subjektet politike shqiptare”, u shpreh Bashkim Bakiu, analist politik.

Njohësit e çështjeve politike presin që zgjedhjet të kalojnë pa incidente me qëllim që Maqedonia të dëshmoj para faktorit ndërkombëtarë se mund të organizon zgjedhje demokratike.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *