Home / Lajme / Maqedoni / Analistët: Sa më shumë vota ka fituar BDI-ja, aq më shumë shqiptarë janë vrarë nga policia maqedonase

Analistët: Sa më shumë vota ka fituar BDI-ja, aq më shumë shqiptarë janë vrarë nga policia maqedonase

SA MË SHUMË VOTA KA FITUAR BDI-JA, AQ MË SHUMË ËSHTË RRITUR NUMRI I SHQIPTARËVE TË VRARË DHE TË ARRESTUAR NGA POLICIA DHE GJYKATAT MAQEDONASE, KONSTATOJNË ANALISTËT POLITIKË SHQIPTARË.

Për këtë arsye, ata e vlerësojnë si rrezik të madh, nëse shqiptarët i besojnë apelit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që shqiptarët ta unifikojnë votën për BDI-në.

Fejzi Hajdari, analist politik dhe drejtor i Gazetës Lajm thotë se Ahmeti nuk ka për qëllim të unifikojë votën shqiptare për ndonjë interes të shqiptarëve, por më tepër për interes të VMRO-DPMNE-së, partnerit tetëvjeçarë të koalicionit.

“Në vitin 2014 BDI fitoi 153 mijë vota. Ekzistojnë mjaft dyshime si i fitoi, mirëpo zyrtarisht aq kishte. Asnjë parti pas vitit 2002 nuk ka pasur aq shumë vota, mirëpo statistikat tregojnë qartë se në periudhën 2014-2016 janë vrarë dhe arrestuar numër më i madh i shqiptarë nga polica maqedonase, në krahasim me çdo periudhë tjetër. Mos të harrojmë se gjatë kësaj periudhe gjashtë shqiptarë janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin ‘Monstra’, në proces mjaft të dyshimtë gjyqësor. Prandaj lirisht mund të konstatohet se sa më shumë vota që janë dhënë për BDI-në, aq më shumë shqiptarë janë vrarë dhe arrestuar. Nuk e them unë, e thonë statistikat”, konstaton Hajdari, transmeton Gazeta Lajm.

Edhe analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Robert Nesimi, ka demaskuar dhe ka dhënë përgjigjen më goditëse deri tani fushatës së dyshimtë të BDI-së me akuza ndaj opozitës për gjoja përçarjen e votës shqiptare. Nesimi në një postim në profilin e tij në Facebook, thotë se më e dëmshme se përçarja, është bashkimi i votave të partive parlamentare shqiptare për interesat e VMRO-DPMNE-së. “Më mirë të përçahet vota se të mblidhet toptan dhe ti jepet Toni Naunoskit”, ka shkruar Nesimi, duke përmendur shovenistin maqedonas Naunovski i cili me votat e BDI-së dhe VMRO-së u zgjodh anëtar i Komisionit për antidiksriminim.

Në sinqeritetin e Ahmeti nuk besojnë më as në Kosovë as në Shqipëri. Haxhi Shala-Gjeneral Topi, një nga luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të UÇK-së, madje porosit shqiptarët e Maqedonisë që t’i marin me dyshime apelet e Ahmetit për unifikim, sepse ëhstë thirrje e vonuar.

“Unë mendoj se është e vonuar kjo thirrje, sepse unifikimi i votës shqiptare në Maqedoni ka ndodhur më herët dhe është keqpërdorë kryesisht nga zotëri Ali Ahmeti. Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet edhe njëherë të ju besojnë politikanëve që u kanë besuar dy tre mandate më herët, por në mandatet e tyre kanë ndodhur ngjarje që kanë dëmtuar jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe në rajon. Gjatë mandateve të tyre kanë ndodhur Sopoti, Monstra, Kumanova dhe të gjitha këto ngjarje tregojnë qartë se këta politikanë nuk meritojnë edhe njëherë besimin e shqiptarëve”, thotë deputeti Shala për LAJMTV, ndryshe njëri ndër luftëtarët dhe eprorët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Malishevës, si dhe ndër bashkëluftëtarët më të afërt të Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës.

Dyshime të njëjta ndajh fjalëve të Ali Ahmeti shprehen edhe në Shqipëri. “Akumulimi i përditshëm i irritimit, me projektin deshqiptarizues të gjithçkaje shqiptare, jo vetëm me simbolikat arkitekturore dhe bustet e pafund të vendosur si piketa territoresh etnike, duke shtyrë influencën shqiptare në këndet e hapësirës publike, korrupsionin, harbutërinë dhe racizmin, të bëra publike edhe nga përgjimet që erdhën në formë bombash mediatike, kanë bërë që shqiptarët e Maqedonisë të kërkojnë rrëzimin me votë të kësaj qeverie problematike, duke shpërthyer në grumbullime revolte dhe shprese elektorale për të ndryshuar gjërat. Revolta elektorale shqiptare nuk është drejtuar vetëm ndaj partisë qeverisëse VMRO­DPMNE, ajo mbi të gjitha është revoltë drejtuar lidershipit politik shqiptar, e veçanërisht BDI­së së Ali Ahmetit”, vlerëson analisti nga Shqipëria, Redi Shehu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *