Home / Lajme / Maqedoni / Analisti politik, Haki Abazi: Liderët shqiptar të shqyrojnë mundësin për qeverisje me LSDM-në, për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë

Analisti politik, Haki Abazi: Liderët shqiptar të shqyrojnë mundësin për qeverisje me LSDM-në, për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë

Analisti politik, Haki Abazi në një postim të tij në facebook ka dërguar porosi liderëve shqiptarë në maqedoni që të shqurtojnë mundësin për një qeverisja me LSDM-në, sepse me këtë opsion mund të sigurohet modeli i zgjedhjes së emrit, dhe të riorientohet Maqedonia drejt paqes, shoqërisë multietnike dhe drejt adresimit të deficiteve demokratike.

Në vijim postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook.

“Duhet përshëndetur pjekurinë politike të gjithë lidërve të partive në Maqedoni. Kjo pjekuri i z. Ahmeti, Z. Kasami, Z. Sela mund të jetë edhe hapi i parë për të treguar që në bashkëqeverisje me LSDM përveq që përjashtohet politika anti evropiane, antiamerikane dhe antishqiptare në Maqedoni, sigurohet modeli i zgjedhjes së emrit, dhe riorientohet Maqedonia drejt paqes, shoqërisë multietnike dhe drejt adresimit të deficiteve demokratike nga e kaluara e cila ka prodhuar dhëmbje, ndarje, diskriminim dhe padrejtësi ekstreme- që ka dëshpëruar të gjithë e më së shumti të rinjët që po kërkojnë ikjen nga vendi si shpëtimin e vetëm.”, ka shkruar Abazi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *