Home / Lajme / Maqedoni / Analizë: “Zgjedhjet 2016”: Votuesit shqiptarë që votuan LSDM-në, dënuan vetvetën dhe bllokun opozitar shqiptar

Analizë: “Zgjedhjet 2016”: Votuesit shqiptarë që votuan LSDM-në, dënuan vetvetën dhe bllokun opozitar shqiptar

Gjatë fushatës zgjedhore që lamë pas, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga faktori ndërkombëtar u konsideruan si zgjedhjet më të rëndësishme gjatë 25 viteve tranzicion të Maqedonisë.

Këto zgjedhje u karakterizuan edhe më shumë nga fakti që për herë të parë në historinë e Maqedonisë, mbi 70 mijë shqiptarë votuan një parti maqedonase, gjegjësisht mbështetën politikat e liderit opozitar Zoran Zaev.

Shumë opinionistë nga vendi dhe nga rajoni nuk e kanë të qartë se përse shqiptarët e kanë votuar këtë parti maqedonase, edhe pse LSDM-ja nuk kishte platformë që mbron interesat e shqiptarëve.

Ndërsa, nga partia tjetër shqiptare, Lëvizja “Besa”, kanë thënë se fajet përse shqiptarët votuan për LSDM-në i ka Ali Ahmeti dhe politika degraduese e Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë këtyre viteve dhe qëllim që ta dënojnë BDI-në ata votuan partinë maqedonase LSDM.
Por ajo qё ёshtё shqetsuese dhe pёr t’u analizuar me kujdes ёshtё fakti i shkakut dhe arsyeve se pse nё faktё ky numёr kaq i madh i votuesve shqiptar pёrkrahёn politikat e LSDM-sё.

E para nёse votuesit shqiptarё qё votuan LSDM-nё, deshёn tё dёnojnë politikёn e BDI-sё, sigurishtё se kёtu lindё pyetja logjike, pse atёher ata nuk i adresuan votat tek partitё e reja shqiptare opozitare pёr ta ndёshkuar BDI-nё?!  Ose shkurt thënë pse partitë opozitare shqiptare nuk arritën ti përfitojnë këta 70 mijë votues që përkrahën Zoran Zaevin?

Me siguri kjo ndodhi se ofertat e tyre ishin “astronomike” dhe në një farë mënyre “fantazi shkencore” për votuesit shqiptarë sidomos që aspak gjatë fushatës nuk e qartësuan mënyrën se si do ti aplikojnë kërkesat e tyre në praktikë. Plaftormat e partive opozitare shqiptare në një fjalë kishin të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës në vend, dhe në mënyrë indirekte ndryshimin e sistemit politik të Maqedonisë.

Opinioni dhe gjithë njohësit e mirë të çështjeve politike e dinë se për ndryshime kushtetuese nevoiten më shumë se 80 deputetë dhe është gati se utopike të realizohen kërkesat apo platformat në fjalë.

Vlenë të potencojmë dhe kujtojmë ndryshimet e vetme kushtetuese u bënë në vitin 2001, gjegjësisht u bë luftë për të ndryshuar disa segmente të kushtetutës së Maqedonisë ku më pas pasoi edhe marrëveshja e paqes, ose siç është e njohur Marrëveshja e Ohrit, e cila shqiptarëve ju garantuan disa të drejta që më parë nuk i kanë pasur.

Duke pasur parasysh gjithë këto fakte faji për këtë dështim bie te të gjithë partitë politike shqiptare, qoftë ajo në pushtet apo qofshin në opozitë. Nëse  shqiptarët kanë dashur ta dënojnë pushtetin, kanë mundur ta dënojnë duke votuar njërën nga partitë shqiptare në opozitë dhe jo duke ja dhënë votën LSDM-së, dhe kjo tregon se partitë opozitare nuk kanë mundur që ta bindin votuesin shqiptar në seriozitetin e platformave të tyre.

Andaj partitё politike shqiptare qoftë në pushtet apo opozitë, fajin duhet ta kërkojnë pikërisht te vetja dhe  duhet tё punojnё intensivishtё me popullatёn shqiptare, pёr ta kthyer besimin e humbur tek kapacitetet e tyre, sepse ky fenomen do të jetё i dёmshёm nё plan afatgjatë pёr t’i arritur kёrkesat pёr barazi tё plotё tё shqiptarёve nё Maqedoni.

Andaj, partitë shqiptare që fituan mandate duhen të ulen domosdo në tryezën e bisedimeve për ta rikthyer besimin e qytetarëve shqiptarë. Tani e kanë shancin historik që kërkesat primare t’i vendosin para mandatarit të ardhshëm dhe jo me çdo kusht të jenë pjesë të pushtetit, por të vendosin kushte të larta sepse shqiptarët kanë çelësin për formimin e qeverisë së ardhëshme në Maqedoni. Fatmirësisht edhe pse shqiptarët në këto zgjedhje humbën mandate, ata nuk humbën fuqinë politike dhe praktikisht shqiptarët janë faktori kyç për formimin e qeverisë së ardhëshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *