Home / Lajme / Botë / Ankaraja dhe Moska bien dakord për një armëpushim në të gjithë territorin e Sirisë

Ankaraja dhe Moska bien dakord për një armëpushim në të gjithë territorin e Sirisë

Turqia dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi që pritet të hyjë në fuqi në çdo moment në Siri, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadoll.

“Ky plan synon të zgjerojë armëpushimin në Alepo në të gjithë vendin, duke përjashtuar grupet terroriste”, thekson agjencia turke e lajmeve.

“Në rast suksesi, kjo marrëveshje do të jetë baza e negociatave politike mes regjimit dhe opozitës që Moska dhe Ankaraja kërkojnë të organizojnë në Astana, Kazakistan”, sipas agjencisë Anadoll.

Gjithashtu lexo

Për shkak të një gabimi njerëzor pa energji elektrike kanë mbetur pothuajse shtatë milionë amvisëri në Tajvan

Gabimi njerëzor ka lënë pa energji elektrike kompani dhe ndërtesa banesore, duke i lënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *