Home / Lajme / Botë / Arrestohen prindërit, shikoni çfarë u kishin bërë fëmijëve

Arrestohen prindërit, shikoni çfarë u kishin bërë fëmijëve

Dy prindër të rinj janë arrestuar me akuzat e abuzimit të fëmijëve, pasi dy binjakët e tyre dukeshin kockë e lëkurë pasi vuanin nga infeksione të ndryshme. Kevin Fowler, 25 vjeç dhe Aislyn Miller, 24 vjeç nga Owasso, Oklahoma u burgosën në Tussa ditën e shtunë.

Infermieret dhe mjekët që kuruan fëmijët e çiftit i përshkruan si të kequshqyer. Një rreshter nga policia e Owassos e përshkroi si abuzimin më të keq të fëmijëve që kishte parë ndonjëherë.

Sipas raportimeve të policisë, në veshin e njërit prej fëmijëve ishin gjetur krimba dhe feçe. Mila u tha policisë se ajo dhe burri i saj nuk kishin eksperiencë në përkujdesjen e fëmijëve dhe kjo ishte arsyeja që ata ishin në atë gjendje.

Ajo shtoi se nuk kishte sigurime dhe nuk dinte si t’i ofronte ndihmë mjekësore.

Çifti është arrestuar dhe pritet të gjykohet.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *