Home / Lajme / Maqedoni / Artur Zheji ; BDI-ja e kishte 14 vite të bollshme që të implementonte Marrëveshjen e Ohrit, por nuk ka mundur ta bëjë atë.

Artur Zheji ; BDI-ja e kishte 14 vite të bollshme që të implementonte Marrëveshjen e Ohrit, por nuk ka mundur ta bëjë atë.

Emisioni i sotëm “Opinion” është i fokusuar tek zgjedhjet e fundjavës në Maqedoni, rolin e shqiptarëve si edhe ndikimin e elementit fetar në ofertën politike të subjekteve të caktuara.

Të ftuar në emision janë analisti Ilir Kulla, administratori i Gazetës Express Berat Buzhala, administratori i portalit Albeu.com Idaver Sherifi, analisti Artur Zheji, si edhe botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu.

Administratori i Albeu.com, Idaver Sherifi tha se vërehet një rritje e pakënaqësisë ndaj partive shqiptare dhe kjo ka bërë që të lindin parti të reja duke fragmentuar edhe votën e shqiptarëve ç’ka sjell edhe ulje të përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Maqedonisë.

“Në mënyrën se si janë ndarë shqiptarët aty është mundësia maksimale që të marrin nga 22 deri në 24 deputetë në Kuvend. Pjesëmarrja e shqiptarëve pritet të jetë shumë e ulët kurse maqedonasit janë angazhuar shumë që të marrin pjesë.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se BDI-ja e kishte mundësinë që të implementonte Marrëveshjen e Ohrit, por nuk ka mundur ta bëjë atë. “Nga viti 2002 kishim 14 vite të bollshme që kjo marrëveshje të realzohej dhe nuk është realizuar. Kemi humbje të peshës polItike të shqiptarëve. Kemi korrupsion endemik në administratë. Ali Ahmeti nuk ka kontrollin që ka patur të votës tek shqiptarët”., – tha ai./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *