Home / Lajme / Botë / Australi, arrestohen 5 të dyshuar për planifikim të sulmeve

Australi, arrestohen 5 të dyshuar për planifikim të sulmeve

Policia e Australisë thotë se i ka arrestuar pesë vetë, të dyshuar se kishin planifikuar një varg të sulmeve me bomba në Ditën e Krishtlindjeve, thanë sot zyrtarët.

Të dyshuarit ishin inspiruar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe kishin planifikuar sulme në stacionin e trenit në Melburn dhe në një katedrale, ka thënë zyrtari i lartë policor, Graham Ashton.

Pesë personat e arrestuar, të moshës ndërmjet 21 dhe 26 vjeçare, nuk janë identifikuar, por policia thotë se katër prej tyre ishin të lindur në Australi, ndërsa i pesti ishte i lindur në Egjipt dhe kishte shtetësi të dyfishtë egjiptiane dhe australiane.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *