Home / Lajme / Botë / Australia dhe Zelanda e Re, të parat në 2017

Australia dhe Zelanda e Re, të parat në 2017

Zelanda e Re është shteti i parë që priti vitin e ri 2017. Si çdo vit, me një spektakël fishekzjarrësh në Aukland, mijëra qytetarë mbushën sheshin kryesor pranë kullën Sky Tower. Pas numërimit mbrapsht, qielli në Zelandë u mbush me fishekzjarrë, në një spektakël që i kaloi 5 minuta festive.

Ndër vendet e para në botë që kanë hyrë tashmë në vitin 2017, janë edhe ishujt e Kiribatit dhe Samoas dhe pas tyre, edhe Australia e Japonia.

Ndër vendet e fundit që festojnë ndërrimin e motmoteve, janë ishujt Hauai. Në shumë vende, festa është nën monitorim të fuqishëm dhe masa tepër të larta sigurie nga shërbimet policore. Në qendër të masave janë kontrollet anti-terror.

Sipas të dhënave, autoritetet janë duke monitoruar fuqishëm edhe rrjetet sociale dhe çdo shprehje që do të konsiderohej si kërcënim publik i qytetarëve. Një 40 vjeçar u arrestua në aeroportin e Sidnejit në Australi, për shkak se kishte kërcënuar në rrjetet sociale për sulme gjatë festimeve të vitit të ri.

Vëmendje e mprehtë edhe në vendet e BE-së, Francë, Itali, Gjermani, Britani, Bruksel etj, ndërkohë që në masa të shtuara policore edhe në vende të tjera nëpër botë.

Më shumë se 1 milionë e gjysmë persona pritet të mblidhen për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonëve fishekzjarrë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *