Home / Lajme / Maqedoni / Bajram: Jam i pastër si loti, ndërsa Zaev si ujërat e zeza

Bajram: Jam i pastër si loti, ndërsa Zaev si ujërat e zeza

Amdi Barjam mbrëm mbajti një fjalim në mitingun e VMRO-DPMNE-së dhe “Koalcionit për Maqedoni më të mirë”, në Shuto Orizarë, transmeton Zhurnal. Ai theksoi se nuk frikohet nga askush sepse siç thotë ai, është i pastër si loti dhe i bëri me dije kreut të opozitës Zoran Zaev se pas zgjedhjeve e pret burgu.

“Mua Amdi Bajram do të më burgos, djalin tim do ma burgosë. A e dini çfarë them unë, diçka që e tërheqë Zaevin në Shutkë. Çfarë është ajo? Në hyrjen e Shutkës çfarë ka? Eh ajo e pret. Njëher Branko e shpëtoi, por kësaj here nuk do ta shpëtoj. Amdi është i pastër si loti. Zaevi është i papastër si kanalizimi. Zaev nuk ka ku do të ikë, në gjyqë patjetër të shkosh”, ka deklaruar mes tjerash Amdi Bajram.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *