Home / Lajme / Botë / Banka Botërore i jep Shqipërisë hua për infrastrukturë turistike

Banka Botërore i jep Shqipërisë hua për infrastrukturë turistike

Banka Botërore ka njoftuar dje se ia ka dhënë Shqipërisë një hua prej 71 milionë dollarësh për përmirësimin e infrastrukturës në katër qytete jugore, për të ndihmuar në tërheqjen e turistëve të jashtëm, por ka kërkuar nga autoritetet lokale që t’i shmangen mbindërtimeve të paqëndrueshme.

Ellen Goldstein, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, tha se infrastruktura në qytetet Gjirokastër dhe Berat, që janë hapësira të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, pastaj porti i Sarandës dhe qyteti Permet, do të përmirësohet, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

“Synohet të krijohen produkte të turizmit, planet e menaxhmenteve për katër qytete dhe rrethinën e tyre kuturore dhe trashëgimore, dhe ndërtimi i partneritetit për menaxhment të destinimit turistik”, tha zonja Goldstein, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është për keqardhje që 25% e kërkesave për rezervime të pranuara nga kompanitë turistike shqiptare në vitin 2016, nuk kanë mundur të realizohen për shkak të mungesës së kapacitetit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *