Home / Lajme / Maqedoni / Banoret e lagjes Lenin të Tetovës ankohen për rrugët e dëmtuara “Që kur kam lind unë e këndej nuk është rregulluar kurrë si duhet.

Banoret e lagjes Lenin të Tetovës ankohen për rrugët e dëmtuara “Që kur kam lind unë e këndej nuk është rregulluar kurrë si duhet.

Shumë rrugë në qendër të Tetovës përballen me probleme të shumta, siç janë asfalti i shkatërruar apo mungesa e kanalizimit. Në këtë rrugë të ngushtë që mbanë emrin e ish komunistit rus Lenin shumicën e banorëve e përbëjnë shqiptarët. Ata janë ankuar disa herë për gjendjen e keqe të kësaj rruge dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve lokale në këtë drejtim por kërkesat e tyre kanë hasur në veshë të shurdhër.

“Sikur ka qenë në kohën time në hall është ja siç e shihni, katastrofë kjo, se këto partitë tona çka bëjnë. Unë një ditë u rrëzova te gropa me biçikletën, si e shihni vetë. Komuna duhet të ketë kujdes pak në qytet jetojmë kurse edhe fshati nuk është kështu. Fshatrat janë më të mirë se sa ne këtu në qytet, unë nuk e di sa i shohin këto rrugët që i kemi katastrofë”, ankohet një banor i zonës.

“Që kur kam lind unë e këndej nuk është rregulluar kurrë si duhet. Përse nuk bëhet kjo rrugë se di a të hy në politikë a çka, s`kemi ne njerëz kush organizon për punët tona. Kur bie shi i heqim këpucët veshim çizmet çajo ndodh. Po nuk ka faj as komuna as Teuta por ka faj qeveria që nuk lëshon para për Maqedoninë perëndimore”, shton një tjetër banor.

Autoritet e ndërmarrjes publike komunale në Tetovë, kanë premtuar se së shpejti do të vendosin kontejnerët, ndërsa drejtuesit e sektorit për komunikacion nuk tregojnë se kur planifikojnë asfaltimin e kësaj rruge që aktualisht ndodhet në gjendje katastrofike.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *