Home / Lajme / Rajon / BE-ja arriti marrëveshje me të cilën mundëson heqje të vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën

BE-ja arriti marrëveshje me të cilën mundëson heqje të vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Bruksel, 8 dhjetor 2016  – Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën pajtueshmëri për mekanizmin, me të cilin do të mundësohet suspendim i regjimit pa viza në rast të nevojës dhe që i ishte i nevojshëm të sillet, para se të mundësohet heqja e vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, deklaroi një përfaqësues anonim i Këshillit të BE-së, lajmëroi TASS.

Pas negociatave, të cilat kanë zgjatur tërë natën, në mëngjes u arrit marrëveshje me të cilën i jepet fund kontesteve të brendshme në BE për shkak të së cilave u bllokua vendosja e regjimit pa viza për qytetarët e këtyre tre vendeve.

“Vendimi tani duhet të miratohet në seancën e Parlamentit Evropian”, shtoi përfaqësuesi i Këshillit të BE-së.

“Kjo është marrëveshje e balancuar, jashtëzakonisht i rëndësishëm për efikasitetin dhe besueshmërinë e politikës për liberalizimin e vizave të BE-së. Mekanizmi i tanishëm i suspenduar nuk është adekuat dhe tani do të përmirësohet”, deklaroi ministri slloven i Punëve të Brendshme, Robert Kalinak.

Ai shtoi se marrëveshja i hap dyert për përparim të mëtutjeshëm në lidhje me liberalizimin e vizave me vendet, të cilat i kanë plotësuar kushtet e nevojshme.

Ende nuk është shpallur kur saktë do të hiqen vizat për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *