Home / Lajme / Rajon / BeH sot e merr Rregulloren nga KE-ja

BeH sot e merr Rregulloren nga KE-ja

Bosnja e Hercegovina sot do ta marrë Pyetësorin nga Bashkimi Evropian, ndërsa do të ketë afërsisht 3.500 pyetje nga të cilat varet marrja e statusit kandidat për anëtarësimin e saj në BE.

Pyetësorin në Sarajevë do ta sjellë eurokomisari për zgjerim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, Johanes Han.

Një nga pyetjet, e cila pothuajse është e sigurt se do të përfaqësohet ka të bëjë me regjistrimin e popullatës.

Megjithatë, si përfaqësues zyrtarë do të harmonizohen në atë segment që të shihet, duke pasur parasysh të gjitha mospajtimet në relacionin zyrat statistikore dhe agjencitë.

Nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në BeH rekomandojnë se është i domosdoshëm një angazhim i të gjitha niveleve që të sigurohet proces i papenguar në dhënien e përgjigjeve.

Kjo, porosisin nga delegacioni i BE-së, njëherit do të shërbejë si test për funksionalizimin e mekanizmit të koordinimit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *