Home / Lajme / Rajon / “Blindohet” Ambasada Ruse, masa të larta sigurie në të gjitha ambasadat në Tiranë

“Blindohet” Ambasada Ruse, masa të larta sigurie në të gjitha ambasadat në Tiranë

Nga dita e djeshme, një ditë pas ngjarjes së rëndë në Turqi, ku u vra ambasadori rus, Policia e Shtetit shqiptar shtoi masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë.

Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat e tjera.

Burime pranë policisë thanë se në terren janë dhe agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ, edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme terroriste.

Sipas të njëjtit burim, nga e hëna policia e ka rritur shkallën e sigurisë, deri në pesë janar, me qëllim që të garantohet rendi dhe siguria gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *