Home / Lajme / Botë / Bota përgatitet që vitin 2017 ta presë nën masa të përforcuara të sigurisë

Bota përgatitet që vitin 2017 ta presë nën masa të përforcuara të sigurisë

Nën masa të përforcuara të sigurisë bota është duke u përgatitur për natën e Vitit të Ri.

Viti 2016 u shënua me një seri sulmesh të përgjakshme kundër qytetarëve.
Lista e gjatë e qyteteve të goditura i përfshin Uagadugun, Stambollin, Orlandon, Brukselin, Bagdadin, Berlinin, Nicën.

Në shumë prej tyre sulmet ishin kundër popullit, me ç’rast forcat e sigurisë druajnë veçanërisht në këtë natë të Vitit të Ri.

Megjithatë njerëzit sonte do të tubohen në rrugët në Azi, Lindjen e Afërt, Afrikë, Evropë dhe Amerikë, me qëllim që të përcjellin një vit i cili është shënuar me pasiguri politike dhe gjeopolitike.

Për shkak të dallimit të kohës Sidnei i pari do ta presë Vitin e Ri, në orën 13.00 sipas Griniçit.

Amerika do të jetë kontinenti i fundit që do ta presë Vitin e Ri. Në të gjitha qytetet në natën e Vitit të Ri do të rriten masat e sigurisë.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *