Home / Lajme / Botë / Çaushogllu: Njëri prej sulmuesve te stadiumi në Stamboll ka qenë nga Siria

Çaushogllu: Njëri prej sulmuesve te stadiumi në Stamboll ka qenë nga Siria

Njëri prej autorëve të sulmit me bombë pranë stadiumit të klubit të futbollit “Beshiktash” në Stamboll, me ç’rast jetën e humbën 44 persona, vjen nga Siria, deklaroi mbrëmë ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu.

Përgjegjësi për sulmin pranë stadiumit “Beshiktash”, që ndodhi të shtunën në mbrëmje, e ndërmori organizata Jastrebi në lirinë e Kurdistanit (TAK), që e formuan një grup disidentësh të Partisë punëtore kurde (PKK).

Në stadiumin e njëjtë u zhvillua ndeshje midis Beshiktashit dhe Kajserispor, ndërsa para fillimit të ndeshjes para objektit u tubuan disa mijë tifozë të më shumë klubeve rivale të futbollit, me qëllim që të shprehin solidaritet me viktimat në sulm.

Ata valonin flamuj turk, fishkëllenin dhe brohorisnin parulla të ndryshme, në mesin e së cilave edhe “martirët nuk vdesin asnjëherë”, “atdheu nuk është i ndarë” dhe “solidaritet dhe patriotizëm”.

Para fillimit të garës me heshtje prej një minute u nderuan ata që pësuan në sulm.

 

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *