Home / Lajme / Botë / Çaushogllu: Rrejti i Gjulenit qëndron pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara

Çaushogllu: Rrejti i Gjulenit qëndron pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara

Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlud Çaushogllu në bisedën e mbrëmshme telefonike me kolegun e tij amerikan Xhon Keri deklaroi se rrjeti i predikuesit Fetulla Gylen qëndron pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, lajmëroi agjencia Anadolli.

“Turqia dhe Rusia janë në dijeni se pas sulmit ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrej Karlov, qëndron i a.q. FETO (organizata terroriste e Gjulenit)”, deklaroi Çaushogllu në bisedën telefonike me Kerin.

Duke e komentuar këtë pohim, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit Xhon Kirbi, deklaroi se autoritetet amerikane nuk e dinë nëse pas vrasjes së Karlov qëndrojnë ithtarët e Gjulenit, të cilin Ankaraja e konsideron si organizator në tentim për grusht shtet ushtarak në Turqi gjatë muajit korrik, transmetoi TASS.

“Unë nuk e di, e as ju nuk e dini”, deklaroi Kirbi në brifingun e rregullt për gazetarët, i lutur për ta komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë turke.

Ai bëri thirrje të priten rezultatet nga hetimi, të filluar nga Turqia dhe Rusia dhe të mos jepen konkludime të shpejta.

Kirbi, gjithashtu deklaroi se Keri e shprehu shqetësimin në lidhje me “disa deklarata të Turqisë që kanë të bëjnë me përzierjen ose përfshirjen amerikane, qoftë ajo e heshtur ose më ndryshe në atë vrasje të papërshkrueshme në Ankara, për shkak të pranisë së Gjulenit këtu në SHBA”.

Pohimet e tilla janë absurde dhe jo të hijshme, theksoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *