Home / Kuriozitete / “Çdo nuse ka një ëndërr të bëj diçka të veçantë,kjo dasmë kthehet në tragjedi (Foto)

“Çdo nuse ka një ëndërr të bëj diçka të veçantë,kjo dasmë kthehet në tragjedi (Foto)

Priste një hyrje spektakolare në dasmën e saj, por gjithçka shkoj tragjikisht keq kur helikopteri me të cilën po fluturonte u rrëzua vetëm disa minuta para se të ulej.

Rosemeire Silva Nascimento e veshur me fustanin e bardhë dhe vello ndërroi jetë në vend, bashkë me tre persona të tjerë të ekuipazhit.

Infermierja 32-vjeçare kishte planifikuar një surprizë për të fejuarin e saj, Udirely Narques Damasceno, 34 vjeç, dhe për 300 të ftuarit e tyre me një hyrje spektakolare duke fluturuar me helikopter në Sao Lourenco de Serra, një lagje e pasur e Sao Paolo.

Dhëndri mbeti i shokuar para altarit kur iu tha se nusja e tij vdiq. Sipas organizuesit të dasmës, Carlos Eduardo Batista, një nga të paktët që e dinte surprizën, dhëndri nuk dinte gjë.

“Çdo nuse ka një ëndërr të bëj diçka të veçantë për ditën e madhe dhe për Rosemeire, ëndrra e saj ishte të shkonte në dasëm me helikopter pa e ditur kush më parë”, thotë Carlos.

Përveç saj, viktimë e aksidentit mbeti dhe i vëllai, Silvano Nascimento da Silva, që ishte shumë i lumtur për këtë plan, fotografja e dasmës, Nayla Cristina Neves Lousada e cila ishte 6 muajshe shtatzënë dhe Peterson Pinheiro, piloti.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *