Home / Shëndeti / Çfarë e dallon trishtimin dimëror nga depresioni jostinor?

Çfarë e dallon trishtimin dimëror nga depresioni jostinor?

 

Shpesh është e vështirë të bësh dallimin midis trishtimit dimëror dhe depresionit jostinor, pasi pjesa më e madhe e simptomave është e njëjtë për të dyja rastet. Për të bërë një diagnozë më të saktë, duhet ditur:

 Nëse personi është ndjerë depresiv në të njëjtën stinë dhe është përmirësuar me ndërrimin e stinëve, për të paktën dy vjet rresht.
Ka prani të simptomave karakteristike të trishtimi dimëror, si shtim të oreksit, shtim peshe dhe gjumë të tepruar, më shumë se zakonisht.
Nëse dikush tjetër në familje ka vuajtur nga trishtimi dimëror apo forma të tjera të depresionit.

Për të arritur në një përfundim, evidentoni ndryshimet në sjelljen dhe humorin
tuaj përgjatë vitit, duke analizuar karakteristikat tuaja dhe jo ato që mund të keni vënë re tek të tjerët. Mundohuni ta shtrini eksperiencën tuaj, duke përfshirë tre vitet e fundit dhe referojuni qëndrimit në të njëjtin vend (shtet apo qytet) e jo në vende të ndryshme:
1Nëse ndryshimet në humor, peshë, kohëzgjatjen e gjumit dhe sasinë e të ngrënit janë vërtet të ndjeshme përgjatë vitit, do të thotë se ndërrimi i stinëve nuk kalon pa u ndjerë tek ju.

2Nëse ndiheni më keq, hani më shumë, flini më shumë dhe shtoni më shumë në peshë (mbi 5 kg) në muajt dhjetor, janar, shkurt, atëherë jeni më i ekspozuar ndaj trishtimit dimëror. Kjo do të thotë gjithashtu se vera është stina, gjatë të cilës ju ndjeheni më mirë dhe më i shoqërueshëm. Asgjë nuk mund të krahasohet me verën.
3Nëse ndjeheni më keq në muajt korrik apo gusht, jeni tipi i trishtimit veror. Këta të fundit, ndryshe nga të prekurit prej trishtimit dimëror, nuk janë të prirur të hanë apo flenë më shumë gjatë muajve të kësaj stine.

4Nëse ndjeheni keq si gjatë muajve të verës, ashtu edhe të dimrit, atëherë jeni i prirur të prekeni si nga trishtimi dimëror, ashtu dhe nga ai veror.
5Nëse mund të hani, flini apo shtoni më shumë në peshë gjatë muajve të dimrit, por pa ndjerë ndryshime të theksuara emocionale me ndërrimin e stinëve, atëherë s`keni të bëni me trishtimin dimëror.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *