Home / Lajme / Maqedoni / CIVIL denoncon në KSHZ shkelje të shumta

CIVIL denoncon në KSHZ shkelje të shumta

Organizata Civil denoncoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve një sërë parregullsish parazgjedhore. Një numër i madh i qytetarëve janë ankuar se kanë vërejtur votues fantazmë në adresat e tyre të banimit edhe në versionin final të listës zgjedhore. Ndërkaq rreth 104 persona janë ankuar se padrejtësisht janë fshirë nga lista e votuesve.

“Pas pastrimit të parë të listës, vërejta katër votues fiktiv në adresën time dhe i denoncova. Të njëjtit u pastruan, por në adresën time gjeta edhe një votues fiktiv dhe e paraqita edhe atë. Në inspektimin e fundit para tre ditësh, votuesit fiktiv kishin mbetur në atë adresë ndërsa të gjithë anëtarët e familjes sime nuk ishin më në adresë me mua. U drejtova në KSHZ por nga atje më thanë se lista është mbyllur dhe nuk ka gjasa të ndërhyhet më shumë”, deklaroi Maja Ivanovska, Civil.

Civil nga qytetarët ka pranuar edhe qindra ankesa që kanë të bëjnë me presione dhe kërcënime.

“Regjistruam mbi 170 raste të presioneve dhe parregullsive të tjera zgjedhore, por edhe numër të madh të presioneve ndaj administratës. Në ditën e zgjedhjeve nuk e njohim dhunën! Ky gjithmonë ka qenë një mekanizëm i disa strukturave të cilat tentojnë të manipulojnë me trupin votues përmes presioneve dhe kërcënimeve”, tha Xhabir Deralla, Civil.

Civil ka dokumentuar të gjitha rastet dhe i bëri apel KSHZ-së që ti kthejë në listën zgjedhore qytetarët me të drejtë vote.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *