Home / Kryesoret / Civil: Mbushja e kutive të votimit në Saraj, edhe të vdekurit po votojnë

Civil: Mbushja e kutive të votimit në Saraj, edhe të vdekurit po votojnë

Dita zgjedhore kaloi me parregullsi të shumta, vlerësuan nga organizata jo qeveritare CIVIL, aktivistët e të cilës po i vëzhgojnë zgjedhjet.
Kryetari i organizatës, Xhabir Deralla, në pres konferencën në orën 16 deklaroi se problemi më i madh ngel lista zgjedhore që sipas tij është në kaos, ndërsa mbi 1.000 persona nuk mund që ta realizojnë të drejtën e votës.
Ai deklaroi se në Komunën e Sarajit është hetuar mbushja e kutive të votimit dhe se kanë vërtetim se është votuar në emër të katër personave të vdekur.
Deralla deklaroi se është duke u vazhduar me agjitacionin dhe frikësimin e votuesve , ndërsa bordet zgjedhore janë duke e shkelur procedurën zgjedhore. “Ose nuk dinë ose nuk duan që ta zbatojnë procedurën votuese”, deklaroi ai.
Deralla deklaroi se votimi familjar dhe grupor është duke shënuar rritje në orët pas mesditës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *