Home / Lajme / Maqedoni / “Civil”: Vazhdojnë presionet mbi votuesit, denoncohen më shumë se 170 raste

“Civil”: Vazhdojnë presionet mbi votuesit, denoncohen më shumë se 170 raste

Në periudhën prej 5 deri më 8 dhjetor, organizata qytetare “Civil” ka pranuar më shumë se 600 thirrje nga qytetarë të cilët ishin të shqetësuar për atë se a do të kenë  mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën më 11 dhjetor, informojnë prej atje, transmeton Zhurnal.

“Civil” sot në orën 13 do të mbajë pres-konferencë para Komisionit shtetëror zgjedhor, sipas së cilës, përfaqësues të tyre do t’iu dorëzojnë dosje shërbimeve të KSHZ-së, me më shumë se 60 raste mirë të dokumentuara dhe të arsyetuara.

“Vazhdojnë presionet mbi votuesit, për çka deri te “Civil” erdhën edhe më shumë se 100 denoncime nga të gjitha rajonet e Maqedonisë, nga fillimi i javës së dytë nga fushata parazgjedhore. Gjithsej, më shumë se 170 raste të presioneve, kërcënimeve, keqpërdrimeve dhe kategori tjera të parregullsive, arritën deri te “Civil” nga 21 nëntori deri më 8 dhjetor, duke mos i numëruar denoncimet të cilat u dedikohen problemeve me listën zgjedhore”, thuhet në komunikatën e organizatës joqeveritare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *