Home / Kryesoret / CIVIL: Vëzhguesit tonë janë sulmuar verbalisht

CIVIL: Vëzhguesit tonë janë sulmuar verbalisht

Vëzhguesit e shoqatës qytetare Civil kanë regjistruar shumë presion ndaj votuesve, transmeton TetovaSot.
“Nga shtabet partiake në vend janë kontaktuar votues përmes thirrjeve telefonike me presione për të votuar”, thuan nga CIVIL.
Nga CIVIL kanë regjistruar edhe evidencën e votuesve nga ana e administratës ose aktivistëve partiak të cilët kanë qëndruar afër vendvotimeve, ndërsa ka pasur edhe keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiake.
Ashtu si njoftuan nga kjo organizatë, një pjesë e vëzhguesve të tyre janë kërcënuar edhe verbalisht, disa prej tyre iu është marr legjitimimi për vëzhgim ose iu janë fotografuar.
Nga CIVIL thuan se deri më tani nuk kanë vërejtur raste të dhunës.

Gjithashtu lexo

Forumi Gruas Tetovë organizoi sot Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive

Оrganizata Forumi Gruas Tetovë organizoi sot  Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive Lokale për përfshirje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *