Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët e rinj pajisen me certifikata nga KSHZ-ja

Deputetët e rinj pajisen me certifikata nga KSHZ-ja

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite do të dorëzohen vërtetime për deputetët e ri të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016. Kësaj here vërtetimet, siç kumtoi KSHZ-ja, do t’u dorëzohen përfaqësuesve të autorizuar të koalicioneve dhe partive politike të cilët fituan vende deputetësh, e jo si deri tani personalisht deputetëve të sapo-zgjedhur. Pritet pas dorëzimit të vërtetimeve, Kuvendi ta kumtojë datën e mbajtjes të Seancës konstituive, e cila duhet të konvokohet më vonë deri të shtunën, 31 dhjetor, në mesnatë. Seancën konstituive sipas paralajmërimeve, do ta konvokojë dhe me të do të udhëheq kryetari i Kuvendit në largim Trajko Veljanovski. Nuk ka informacione nëse në seancën e njëjtë do të zgjidhen kryetari dhe zëvendëskryetarët e Kuvendit apo vetëm do të verifikohen mandatet e deputetëve.

Përbërja e nëntë e parlamentit të Maqedonisë do ketë 120 deputetë. Kësaj here nuk do të ketë deputet nga diaspora për shkak numrit të pamjaftueshëm të votave.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *