Home / Lajme / Botë / Deputeti danez: Gjuani me armë emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në Evropë

Deputeti danez: Gjuani me armë emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në Evropë

Forcat e Sigurisë duhet t’i qëllojnë me armë anijet që bartin emigrantë ilegalisht drejt Bashkimit Evropian, kështu ka thënë një deputet i Parlamentit të Danimarkës dhe partisë kryesore aleate të qeverisë daneze, Partisë Daneze të Popullit.

“Mënyra e vetme efektive është t’i kthesh mbrapa anijet dhe t’u thuash: ‘Nuk mund të lundroni brenda kufirit kombëtar dhe nëse e bëni, ose do të qëlloheni ose do të ktheheni dhe të lundroni drejt shtëpisë tuaj,” ka thënë deputeti Kenneth Berth, komentet e të cilit janë transmetuar në “DK4”, transmeton Express.

Por, më vonë, ai i ka zbutur komentet përmes një statusi në Facebook, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim të thotë se njerëzit duhet të qëllohet me armë, por se anijet e NATO-s duhet të gjuajnë në ajër si paralajmërim.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *