Home / Lajme / Maqedoni / Dita e fundit e vitit 2016, miljona njerëz sonte në mesnatë presin vitin e ri

Dita e fundit e vitit 2016, miljona njerëz sonte në mesnatë presin vitin e ri

Gjithsesi do të festojnë edhe qytetarët e vendit, por kësaj rradhe jo në sheshin e kryeqendrës pasi Qyteti i Shkupit e anuloi festën qendrore për natën e Vitit të Ri që ishte planifikuar të mbahet në sheshin “Maqedonia”.

Rreth dy milionë denarë të cilat janë planifikuar për organizimin e pritjes, do të dhurohen për qëllime humanitare.

Megjithatë, nuk munguan organizimet për më të vegjlit në rrugën “Maqedonia” që nga orët e paradites si shfaqe, lojëra për fëmijë, shou magjik, parkalim të Vitit të Ri dhe gjithsesi e tër kjo me ardhjen e gjyshit të Vitit të Ri.

Poashtu qytetet e vendit janë zbukuruar me elemente dekoruese dhe ndriçim special. Ndërsa pjesë e atmosfersë festive gjithsesi janë edhe urimet për shëndet dhe suksese në vitin e ri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *