Home / Lajme / Maqedoni / Dita e parafundit e fushatës zgjedhore

Dita e parafundit e fushatës zgjedhore

Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantim të programeve të tyre zgjedhore para qytetarëve.

– Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sot pasdite do të jetë prezent në qytetin e Tetovës 

– Lideri i BDI-së Ali Ahmeti do të jetë prezent në një tubim me banorët e Shipkovicës, ndërsa ditën e fushatës do ta përfundojë me një tubim qendror në qytetin e Gostivarit.

– Rilindje me Besë do të mbajë tubim në Çair.

– Tubim qendror në Shkup do të mbajë Aleanca për Shqiptarët.

– Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të mbajë mitingje në Butel, Gazi Babë dhe Shuto Orizare.

– Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në mitingje në Radovish dhe në Strumicë.

– Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të Odave ekonomike të Maqedonisë.

– Karvani zgjedhor i Koalicionit për Ndryshime dhe Drejtësi, i kryesuar nga Lidhja Demokratike do ta mbajë tubimin përfundimtar parazgjedhor në Shkup.

– Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do të ketë takime me qytetarë në komunën Gjorçe Petrov.

Fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni filloi më 21 nëntor dhe zgjat deri nesër, e premte, 9 dhjetor, në mesnatë./

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *