Home / Lajme / Maqedoni / DOM kërkon nga qeveria që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

DOM kërkon nga qeveria që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Partia DOM e Maqedonisë propozon që Qeveria të shpall  gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes enorme të ajrit, transmeton Zhurnal. Sipas zëdhënëses së partisë, Maja Moraçini, Qeveria në ikje që në fillim duhej ta ftojë Ministrinë e mjedisit jetësor dhe të gjitha inspektoratet kompetente dhe institucionet e mjedisit jetësor, të cilët në mënyrë ekspresive mund ta vërtetojnë gjendjen.

“Kjo është mundësia e fundit që qytetarët do ta kujtojnë qeverinë në ikje, të paktën për diçka të dobishme për shëndetin e tyre, sepse të dhënat e 1200  rraste vdekjeve dhe humbjeve financiare prej 250 milion euro në vit, si rezultat i ajrit të ndotur janë më se evidente, tha Moraçaçin dhe fton që qytetarët të dalin në mënyrë masive në protestë kundër ndotjes së ajrit”.

Nga partia thonë se vitet e kaluara publikisht kanë propozuar masa afatshkurtra dhe afatgjata për menaxhimin me ndotjen e ajrit, të cilat edhe pse kanë hyrë në rregullativën ligjore dhe në dokumentet e programeve të qeverisë, mungon vullneti për zbatimin e këtyre masave.

“Për atë tani, në kushte 20 herë më e madhe nga e lejuara e  10 grimcave PM, DOM insiston në realizimin  masat të radhës:  të ketë udhëtim publik pa pages si dhe të ketë më shumë autobus publik, vendosje të tarifes ditore të lirë për amvisëri,  vendkelim për këmbësorë dhe për udhëtim me biçikletë në qendër, ndalim për qarkullimin e veturave nën euro 4  standard në komunikacionin e qytetit”, kanë deklaruar mes tjerash nga partia DOM.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *