Home / Lajme / Maqedoni / “Draft-deklarata”, shansi i shumëpritur për shqiptarët e Maqedonisë

“Draft-deklarata”, shansi i shumëpritur për shqiptarët e Maqedonisë

Draft-deklarata e hartuar nga Tirana, në prani të liderëve të BDI-së, Lëvizjes Besa e Aleancës për Shqiptarët, është shansi i shumëpritur për shqiptarët e Maqedonisë, për të realizuar të drejtat e tyre në Maqedoni. Për analistin Albert Musliu, kjo ulje është meritë e Tiranës zyrtare, pasi krerët politikë në Maqedoni nuk e gjetën gjuhën as për takim të përbashkët. Madje, partitë, edhe tani nuk guxojnë të marrin përsipër autorësinë e draftit, për aq kohë sa nuk gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për zbatimin e mundshëm të tij.

“Po heshtin se ne kishim shumë zëra lidhur me uljen e mundshme të subjekteve politike shqiptare, por e pamë se nëse iniciativa vjen prej kryeministrit Rama, ajo mund edhe të realizohet. Unë mendoj së qasja e partive shqiptare që ta minimizojnë këtë takim, është pikërisht për faktin se janë ulur dhe i janë përgjigjur asaj kërkese jo vetëm të kryeministrit Rama, por edhe të shqiptarëve në Maqedoni, se është koha e fundit që subjektet politike shqiptare së paku ta gjejnë indeksin e përbashkët me çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët”, deklaroi Albert Musliu, analist.

Nga Drafti që ka parë televizioni ALSAT theksohet që në hyrje se liderët angazhohen për realizimin e tij, jo vetëm në këtë mandat të ardhshëm por edhe në çdo mandat tjetër pasues. Në pikën e parë të saj theksohet.

“Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohri, përfshirja e parimit të multietnicitetit në kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët të njihen si popullsi shtetformues, arritja e barazisë së plotë gjuhësore me përdorim në të gjitha nivelet, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare”.

Në një pikë tjetër theksohet edhe arritje e plotë e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, nëpërmjet një mekanizmi të ri në formën e komisionit shtetëror për financimin e komunave, si dhe themelimin e një organi përgjegjës për respektimin e të drejtave të komuniteteve.

Barazi të plotë në përputhje me MO-në
Multietniciteti, i theksuar në kushtetutë
Shqiptarët, theksim si popullsi shtetformuese
Barazi e plotë gjuhësore në të gjitha nivelet
Përdorim i simboleve kombëtare shqiptare
Barazi e plotë ekonomike e shqiptarëve
Komision për financimin e kominave
Ministri për të drejtat e komuniteteve

Analistët që konsultoi ALSAT shprehin doza rezervash se kjo deklaratë do të realizohet nga partitë shqiptare. Ata theksonin se këto kërkesa mund të artikuloheshin dhe realizohen edhe nëpërmjet Sekretariatit për Implementim in e Marrëveshjes së Ohrit, por për këtë, fajësonin mungesën e vullnetit politik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *