Home / Lajme / Maqedoni / Dygjuhësi dhe ndryshim të emrit ose krizë e re?

Dygjuhësi dhe ndryshim të emrit ose krizë e re?

Megjithatë edhe përkrah kërcënimeve të partive shqiptare pas 11 dhjetorit do jetë e qartë kushti që ishte pjesë e kampanjës apo thjeshtë marketing nga blloku shqiptarë e nëse shqiptarët do të tërhiqen aq lehtë nga pushteti, informon Zhurnal.

Partia fituese maqedonase në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të kushtëzohet me disa kushte nga partia fituese shqiptare për fillimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, nëse partitë shqiptare shkojnë në pozicionet merr ose le atëherë qeveria e re do jetë pa shqiptarët ku do e cojnë vendin në një krizë akoma më të thellë.

Të gjitha partitë shqiptare tashmë kanë qëndrim të qartë se pa pranimin e kushteve të tyre nuk ka bisedime për qeverinë e re.

VMRO për momentin është e koncentruar për të fituar 63 deputet sepse ajo është mënyra e dhënies fund të krizës politike dhe fund i bisedimeve për cështjet nacionale.

Edhe koalicioni i LSDM nëse fiton në zgjedhje nuk do të pranojë bisedime për qeverinë e re nëse ka kushtëzime.

Në anën tjetër, partia e Ahmetit e para ka thënë se nëse fiton zgjedhjet nuk do jetë pjesë e qeverisë nëse partia fituese maqedonase nuk pranon platformën e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *