Home / Lajme / Maqedoni / Dyshime për parregullsi gjatë votimeve të së shtunës

Dyshime për parregullsi gjatë votimeve të së shtunës

Dyshime për mundësinë e manipulimeve me vërtetimet e lëshuara për personat me probleme gjatë lëvizjes të cilët do të votojnë të shtunën. Sipas detajeve nga hetimi policor, në listën e dorëzuar në KSHZ janë gjetur edhe persona që janë të punësuar, ndërsa do të votojnë ditën e njëjtë me të paaftit.

Burime policore thonë se një pastruese e gjimnazit “Nikola Karev” dhe një i punësuar në kompaninë private “Zhito Luks” kanë siguruar vërtetime mjekësore me diagnozën se kanë vështirësi gjatë lëvizjes. Policia të njëjtit i ka ftuar për bisedë, por ato nuk kanë qenë në shtëpi. Mes tjerash, policia ka vizituar edhe institucionin që ka dhënë vërtetimet.

Pasi i kanë kontrolluar vërtetimet e lëshuara, kanë konstatuar se një mjeke brenda 40 minutash ka firmosur 29 vërtetime. Do të hetohet nëse vula e saj është keqpërdorur ose ajo personalisht i ka lëshuar të njëjtat. Kontrolli gjithashtu ka treguar se ata që kanë marrë vërtetime nuk kanë paguar participim prej 60 denarëve. MPB-ja konfirmoi se po heton mundësinë e keqpërdorimeve gjatë votimit të personave të sëmurë dhe të me probleme në lëvizje në komunën Gjorçe Petrov dhe në mbarë territorin e vendit. Në KSHZ ekziston lista me 6600 persona që do të votojnë të shtunën. Krahasuar me ciklet e kaluara, numri i personave të sëmurë dhe me probleme në lëvizje është më i vogël.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *