Home / Kuriozitete / Emrat më të bukur të bebeve që lindin në dhjetor që kan lidhje me festat e fundvitit

Emrat më të bukur të bebeve që lindin në dhjetor që kan lidhje me festat e fundvitit

Prisni të bëheni prindër gjatë muajit dhjetor dhe ende s’e keni zgjedhur emrin për bebushin? Meqenëse ai vjen në jetë në muajin më festiv të vitit, sugjerojmë të zgjidhni një emër që ka lidhje me Krishtlindjen. Ka variante pa fund, por më të parapëlqyerit nga prindërit në gjithë botën kanë rezultuar këta…

Maria
Maria, emri më i rëndësishëm në Dhiatën e Re. Nëse kërkoni më shumë stil, atëherë keni disa variante që rrjedhin prej këtij emri, si për shembull Maire, Mei, Mitzi, Molli, Maura, Marieta, etj. Në Bibël kemi gjashtë femra që quhen Maria, përfshirë këtu Virgjëresha Maria, Maria Magdalena, Maria, motra e Martës dhe e Llazarit, Maria, nëna e Gjergjit dhe e Jozefit, si dhe Maria, nëna e Markut. Ky emër filloi të përdorej gjerësisht në Anglinë e shekullit të 12-të dhe deri në shekullin e 16-të. Maria ka qenë gjithmonë emri i një vajze të mirë, ashtu siç është idealizuar në shumë ikona të mesit të shekullit të kaluar.

Natalia
Një emër franko-rus, i cili mori formë amerikane para disa vitesh dhe tani një brez i ri po e ringjall, për t’iu bashkuar simotrave Sofia dhe Bela. Renditet në vendin e 21-të në emrat më të përdorur. U vihet vajzave që lindin gjatë periudhës së Krishtlindjes, sepse do të thotë “lindje”.

Nikolas
Emri Nikolas, edhe pse ka humbur terren kohët e fundit (ka qenë një ndër dhjetë emrat më të përdorur nga viti 1993 deri në vitin 2002) vazhdon ende të mbetet një emër popullor edhe klasik, i cili përbën një zgjedhje tërheqëse. Një emër grek me rrënjë nga “Niki”, perëndesha e fitores, është shumë i përdorur në Dhiatën e Re. Ai nënkupton edhe Shën Nikolasin, babagjyshi simpatik që mban thasë me lodra çdo vit të ri, por gjithashtu edhe shenjtori që mbron marinarët, pastiçierët, udhëtarët etj.

Noel
Noeli është një emër i sofistikuar britanik, i cili përfaqëson krijimtarinë dhe mençurinë. Një emër që përzgjidhet gjerësisht për fëmijë të lindur gjatë periudhës së Krishtlindjes. Noeli renditet në vendin 383 në Shtetet e Bashkuara, në vendin e 92-të në Gjermani dhe në vendin e 56-të në Suedi. Me origjinë franceze, emri ka edhe pesë variante të
përdorimit të tij: Nata, Natal, Natale, Nouel dhe Nouell.
Neva (shqip: BORA)
Ky emër është ndjellës dhe magjik, të jep ndjesinë e diçkaje të freskët, të pastër dhe të dëlirë. Mund të jetë një alternativë e mirë si emër i dytë, edhe në një gjuhë tjetër si varianti Neva. Ky emër e ka origjinën nga latinishtja “nivis”, që do të thotë borë. Forma të tjera të këtij emri janë Neva, Aneira, Eira, Eirwyn (borë e bardhë), Nevada (mbuluar nga bora), Nevara (bie dëborë) etj.

Stela
Duke ndjekur gjurmët e Ela, Gabriela dhe Izabela, Stela është një emër qiellor, por edhe tokësor njëkohësisht. Stela vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit të 100 emrave më të përdorur dhe renditet në vendin e 70-të. Yjet janë simbol i Krishtlindjes, pasi ishin pjesë e panoramës natën e lindjes së Krishtit.

Virxhinia
Një emër shumë i bukur vendi me rrënjë historike, ndryshe nga emrat e tjerë klasikë
për vajza, të cilët kohët e fundit janë lënë pas dore. Nënkupton Virgjëreshën. Virxhinia ka qëndruar në listën e dhjetë emrave më të bukur për 25 vjet me radhë, nga viti 1912 e deri në vitin 1937 duke kulmuar në vendin e gjashtë në vitin 1921, vit kur 19 mijë foshnja u quajtën pikërisht kështu.

Kristian
Emri Kristian ka qenë pjesë e 25 emrave më të përdorur që nga viti 1996 dhe jo shumë larg emrit të ngjashëm Kristofer, i cili renditet në vendin e 35-të dhe është shumë popullor. Kristian është një emër i përshtatshëm për bebet që lindin në atmosferën e festës së Krishtlindjes.

Eva
Eva është emri më i vjetër në Bibël dhe kohët e fundit po rikthehet me shumë stil duke përfaqësuar virtytet e thjeshtësisë dhe fuqisë ndryshe nga emrat e tjerë me një rrokje si Ana. Edhe pse emri Eva ka të ngjashëm emrat Ava, Avery, Evelyn, Evie, ai ruan atë stilin klasik të një emri të të gjitha kohërave.

Gabriel
Nga emri hebre Gavri’el, që do të thotë “burrë i fortë i Zotit”. Gabrieli ishte një ndër shtatë krye-engjëjt dhe shfaqet si në Dhiatën e Vjetër ashtu edhe në Dhiatën e Re. Ishte engjëlli që shërbente si lajmëtar i lindjes së Jezusit.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *