Home / Lajme / Maqedoni / Era në Maqedoni sot arrin shpejtësinë deri në 100 km në orë

Era në Maqedoni sot arrin shpejtësinë deri në 100 km në orë

Moti në Maqedoni deri në fund të ditës së sotme do të jetë me erë të fuqishme nga veriu, e cila kohë pas kohe do të jetë edhe me shpejtësi deri 100 km në orë. Lokalisht do të ketë reshje të dobëta të borës, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Ftohtë dhe me erë, me reshje të dobëta të borës do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme.

Prej të premtes pason kthjellim gradual dhe rënie e dukshme e temperaturave të mëngjesit edhe deri -14 gradë Celsius.

Për natën e Vitit të Ri do të mbajë mot i kthjellët dhe i ftohtë, me temperaturë deri -10 gradë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *