Home / Lajme / Maqedoni / “Fokus”: DSK i ka përgjuar të dënuarit e rastit “Monstra” përpara vrasjes së pesëfishtë

“Fokus”: DSK i ka përgjuar të dënuarit e rastit “Monstra” përpara vrasjes së pesëfishtë

Misteri rreth vrasjes së pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012 në Liqenin e Smillkovës, pasi së fundmi është publikur se DSK i ka përgjuar të dënuarit e rastit “Monstra” përpara vrasjes së pesëfishtë, shkruan “Fokus”.

Pritet që PSP të flasë për rastinnë fjalë, ndërsa “Fokus” mëson se një pjesë e të dënuarve për kryerjen e vrasjes, kanë qenë të përgjuar gjatë kohë përpara se të ndodhë vrasja nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), me të cilën ka udhëhequr kushëriri kryeministrit Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov.

Familjarët e të burgosurve për rastinMonstra“, një majin e vitit 2012 e kujtojnë si një ndër ditët më të këqija të jetës së tyre. Ata thonë se ndihen keq që ka ndodhur vrasja e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës, për të cilën familjarët e tyre janë burgosur përjetësisht, por që janë të pafajshëm dhe se vrasësit e vërtetë duhet të zbulohen.

Çfarë thotë PSP për rastinMonstra“?

“Ka filluar procedura parahetimore. Ne vlerësojmë se rasti është në interes të opinionit. Mgjithatë sikur edhe në rastet tjera, për çdo informatë shtesë opinioni do të njoftohet,” kështu është përgjigjur në pyetjen e gazetarit të “Portalb”-it zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Publike Lençe Ristovska, në konferencën për shtyp të 15 shtatorit.

PSP garantoi para mediave se nuk do ta kursejë asnjë individ që ka shkelur Kodin Penal dhe se do të kërkojë sanksionimin e të njëjtit, pavarësisht funksionit që ka në hierarkinë e pushtetit. Përndryshe nga PSP deklaruan se në asnjë moment të aktivitetit të tyre nuk ka mungesë të transparencës.

PSP i respekton të drejtat që kanë palët e përfshira në rastet që hetohen dhe respekton parimin e prezumimit të pafajësisë.

Cili është qëndrimi dhe veprimi i partive rastinMonstra“?

Pengimi i ndryshimeve në ligjin për dëshmitarët mbrojtës nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishte obstruksioni i radhës ndaj institucionit të PSP.

Prokuroria Speciale Publike, ka kohë që ka kërkuar ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Sipas tyre, me qëllim që të hyjnë më thellë në lëndët e vështira si “Monstra“, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”.

Edhe pse në publik partitë parlamentare shqiptare zotohen se janë në një linjë me faktorin ndërkombëtar, veprimi i mosvotimit të ligjit të dëshmitarëve të mbrojtur tregoi diçka tjetër. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *