Home / Shëndeti / Frutat e thata, ilaçi më i mirë për zemrën dhe për jetëgjatësinë

Frutat e thata, ilaçi më i mirë për zemrën dhe për jetëgjatësinë

Një grusht me fruta të thata mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Konsumimi i vetëm 20 gramëve çdo ditë mund të zvogëlojë gjasat e vdekjes së parakohshme me më shumë se një të pestën, kanë zbuluar shkencëtarët.

Frutat e thata, sidomos bajamet, farat e lulediellit dhe arrat janë të pasura në antioksidues, prandaj mbrojnë trupin kundër dëmtimit të qelizave.

Studime të ndryshme kanë treguar se arrat mund të zgjasin jetën. Një analizë që i është bërë 20 studimeve të ndryshme nga Kolegji Imperial i Londrës zbuloi se njerëzit që konsumojnë një grusht me frua të thata çdo ditë ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës me thuajse një të tretën dhe atë të kancerit me 15%.

Rezultatet gjithashtu sugjerojnë se frutat e thata mund të parandalojnë gjithashtu vdekjet nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe diabetit, edhe pse ka shumë pak të dhëna shkencore në lidhje me këtë.

Studime të mëparshme kanë treguar se frutat e thata mbrojnë zemrën dhe parandalojnë vdekjen e parakohshme, por ka pasur shumë pak të dhëna në lidhje me rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Studimi i ri thekson se bajamet janë më të mira për të parandaluar kancerit, ndërsa arrat për goditjen në tru.

Fruta të thata të mira në këtë rast janë edhe fistikët, lajthitë, etj.

Edhe pse janë të pasura me yndyra, të gjitha këto fruta të thata janë të shëndetshme sepse përmbajnë yndyra shumë të pa ngopura. Ato janë të pasura gjithashtu me fibër, magnez dhe vitaminë E.

Këto lëndë ushqyese ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut duke tretur kolesterolin dhe ulur rezistencën e trupit ndaj insulinës.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *