Home / Lajme / Maqedoni / Gazetari kontravers maqedonas Milenko Nedelkovski; Shqiptarët do votojnë për LSDM-në, do ketë gjakderdhje!

Gazetari kontravers maqedonas Milenko Nedelkovski; Shqiptarët do votojnë për LSDM-në, do ketë gjakderdhje!

Gazetari kontravers maqedonas Milenko Nedelkovski, i cili për vite me radhë i ka ofenduar shqiptarët, ka thënë se të dielënnë ditën e votimit, shqiptarët do të votojnë për LSDM-në dhe se do të ketë gjakderdhje.

Milenko Nedelkovski në portalin e tij “Dudinka”, ka shkruar sot një artikull me titull “Porosi për VMRO”, ka shkruar se “të dielënnë mënyrë masive duhet që të dilet dhe të votohet.

Secili sipas mendjes së tij, moralit, dëshirës, perceptimit. Në vendimin tuaj askush nuk guxon që të përzihet. Me fitoren e Trampit ka rënë frika se Bejli do të fle në KSHZ duke i përzier rezultatet nëse janë të afërta.

Rreziku që të dielën të vije deri te mundësia e ndihmës së MPB-së dhe Spasovskit në ambientet shqiptare që të mbushen kutitë e votimit për LSDM-në dhe të ketë incidente, gjakderdhje.

Për këtë arsye të gjithë, herët në mëngjes duhet të dalin në vendvotime, në mënyrë që të të zvogëlohet mundësia për të marrë pushtetin nga ata që duan ta rrënojnë atë. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *