Home / Lajme / Rajon / Gazetarja shqiptare: Ish-drejtori i Fox News më ka ngacmuar seksualisht

Gazetarja shqiptare: Ish-drejtori i Fox News më ka ngacmuar seksualisht

Situata sa vjen e përkeqësohet për ish-drejtorin e Fox News, Roger Alies.

Gazetarja shqiptare nga Mali i Zi e rritur në Amerikë Lidia Curanaj, ka denoncuar ish-kreun e Fox News, Roger Alies, se e ka ngacmuar gjatë një interviste pune duke i thënë “të çohej nga karrigia e të rrotullohej që ta shikonte nga mbrapa”.

“Më pëlqen si dukesh”, ishin fjalët e Alies, sipas denoncimit që bëri Curanaj ndaj tij. Kur ai kishte mësuar nga një  mik i përbashkët i tyre se ajo ishte “vajzë e mbarë” e cila nuk do jepte veten për të fituar vendin e punës, ai e kishte përcjellë.

Curanaj tha se “kultura” në Fox kishte përfunduar në një padi e cila kishte ndjekur shumë të tjera të bëra më parë nga të tjera gra.

Ajo që pasoi ishte një perde e tërhequr nga deklaratat e 24 grave që zbuluan Ailes, i cili përdorte pushtetin e pozicionit të tij për të sunduar dhe kontrolluar gratë e pozicioneve më të ulëta nëpërmjet ngacmimeve seksuale.

Për Curanaj ishte mjaftueshëm tërheqëse për të dhënë një intervistë private për Alies, ku ai e kishte rrotulluar për ta parë më mirë nga pas./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *