Home / Lajme / Botë / Gjendet kutia e dytë e zezë e aeroplanit rus

Gjendet kutia e dytë e zezë e aeroplanit rus

Ekipet e shpëtimit rus kanë gjetur të mërkurën kutinë e dytë të zezë të avionit ushtarak rus, i cili u rrëzua në fundjavë në Detin e Zi me 92 persona në bord, thonë autoritetet.

“Regjistruesi i dytë në bord nga aeroplani Tu-154 është gjetur dhe nxjerrë nga deti,” tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për agjencitë ruse të lajmeve.

Gjetja e kutisë së dytë të zezë vjen një ditë pasi ekipet e shpëtimit gjetën regjistruesin primar, të cilët do të ndihmojnë në sigurimin e të dhënave të rëndësishme për hetuesit që janë duke u përpjekur për të gjetur shkakun e aksidentit fatal.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *