Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja ekonomike e shtetit po lëviz në drejtim negativ çdo ditë e më tepër rritet varfëria në Maqedoni

Gjendja ekonomike e shtetit po lëviz në drejtim negativ çdo ditë e më tepër rritet varfëria në Maqedoni

Gjysma e qytetarëve konsiderojnë se gjendja ekonomike e shtetit po lëviz në drejtim negativ ndërsa thuajse numri i njëjtë i tyre konsiderojnë se kanë ndikim të vogël ndaj ngjarjeve shoqërore, tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për demokraci.

“Societas Civilis”. Me uljen e të ardhurave, 1/3 e qytetarëve kanë huazuar para për t’i mbuluar shpenzimet elementare. 40% nga të anketuarit thonë se gjendja financiare është e njëjtë sikur edhe para tre viteve, por se në tre vitet e ardhshme presin përmirësim.

“Për momentin kemi fushatë zgjedhore dhe konsiderojmë se partitë dhe ato që do të formojnë qeverinë, pas zgjedhjeve mund t’i shfrytëzojnë këto të dhëna për ndërtimin e politikave në sferën sociale dhe ekonomike”, Hristian Petrushev, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Rezultatet kanë treguar se edhe më tej punësimi më i dëshiruar është administrata shtetërore me 41%. Më pas vijojnë punësimi në kompani private ose hapja e biznesit personal, edhe pse kushtet për të filluar biznes i vlerësojnë si të pavolitshme. 25% e të anketuarve kanë thënë se asnjëherë nuk udhëtojnë në shtete tjera, ndërsa 2/3 konsiderojnë se në Maqedoni vështirë gjendet punë. Në anketën e realizuar prej 6 korrikut deri më 4 gushtkanë marrë pjesë 1600 qytetarë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *