Home / Lajme / Rajon / Greqi, kapen 135 kg kanabis “Made in Albania”

Greqi, kapen 135 kg kanabis “Made in Albania”

Policia greke ka sekuestruar sot 135,6 kg kanabis në aksin rrugor Kakavijë-Janinë. Droga e paketuar në 121 pako ishte fshehur në një furgon të ngarkuar me gur që kishte hyrë nga Shqipëria.

Furgoni kishte ndaluar 3 km larg doganës së Kakavijës, në brendësi të tokës greke.

Në pranga ra shoferi shqiptar 36-vjeçar. Policia greke ka bere te ditur se ditët e fundit janë gjetur dhe sekuestruar me shume se 200 kg drogë të fshehura në zona të ndryshme fare afër kufirit me Shqipërinë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *