Home / Showbiz / Grindje mes Rihanna dhe Beyonce? Riri sqaron gjithçka (Foto)

Grindje mes Rihanna dhe Beyonce? Riri sqaron gjithçka (Foto)

Rihanna nuk do të jetë pjesë e thashethemeve lart e poshtë!

Fansat e RiRi nxorrën një teori se Akademia Grammy me qëllim ka nominuar 8 herë këngëtaren nga Barbadosi, në mënyrë që të ketë më pak se Beyonce, e cila numëron plot 9 të tilla.

Kur kjo teori u postua në rrjetet sociale, Riri e pëlqeu atë, kështu që fansat menduan se ajo e mbështet atë.

Mirëpo, Rihanna postoi një shkrim për të sqaruar gjithçka se nuk është xheloze dhe as në një grindje me Beyonce.

Ajo tha “Nuk e lexova “teorinë”, mendova se është foto për të qeshur dhe e pëlqeva. Por kur e pashë se ajo u përhap gjithandej, u çudita. Nuk ishte e nevojshme! Uroj që mos ta mendoni më këtë dhe ti shikoni gjërat nga një horizont më i gjërë. Nuk duhet të vendosim femrat me ngjyrë kundër njëra-tjetrës! Duhet të festojmë, dhe Akademia Grammy është dakord”!

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *