Home / Showbiz / Gruaja e Ramiz Lladrovcit, tregon si ai i ndihmon në punët e shtepisë (Video)

Gruaja e Ramiz Lladrovcit, tregon si ai i ndihmon në punët e shtepisë (Video)

Kjo është Shemsije Istogu Lladrovci, bashkëshortja e Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Çifti që janë njoftuar si studentë, sipas Shemsijes bëjnë një jetë mesatare si të gjithë qytetarët e Kosovës, megjithëse në shtëpi kanë tre vetura.

Ajo pretendon se bashkëshorti është njeriu i duhur për Kryetar të Drenasit meqenëse sipas saj komuna është në gjendje të keqe.

“Drenasit sot i mungon që nga infrastruktura e më tutje. Është një papunësi e madhe, njerëzit janë pak sa të zhgënjyer”, thotë Istogu Lladrovci.

Ramizi, sipas bashkëshortes, i ndihmon asaj edhe në punët e shtëpisë dhe planifikon që gjysmën e drejtorive komunale ta udhëheqin gratë.

Lladrovci dhe rivalët tjerë në garën për Drenasin do të përballen sonte në një debatë te Jeta Xharra.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *