Home / Lajme / Hakerat kanë sulmuar ueb faqen e KSHZ-së sipas LSDM-së

Hakerat kanë sulmuar ueb faqen e KSHZ-së sipas LSDM-së

Hakerat kanë sulmuar softuerin e KSHZ-së, duke bërë ndryshime në Listën zgjedhore lajmërojnë jo zyrtarisht prej LSDM-së, për agjencinë e lajmeve “Nova”, transmeton Zhurnal.

Partia e LSDM-së thotë se kjo nuk do të ndikoj në zgjedhje dhe se të gjithë do të votojnë. “Lista zgjedhore është mbyllur para një jave dhe kështu është dërguar në shtyp, që do të thotë se këto ndryshime nuk do të ndikojnë aspak në votim”, thuan nga LSDM.

Dje dhjetë persona janë ankuar se nuk janë në listën zgjedhore, ndërsa KSHZ-ja përmes deklaratës thonë se ka disa probleme teknike në faqen e internetit.

“Informojmë se aplikacioni për kontrollimin e të dhënave në Listën zgjedhore, për qytetarët të cilët do të votojnë në vendet zgjedhore në territorin e Maqedonisë, tashmë funksionon dhe është në disponon, sot duhet të jetë në dispozicion edhe aplikacioni për të kontrolluar personat të cilët do të votojnë në zyrat diplomatike konsullore”,  thuhej në kumtesën e KSHZ-së.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *