Home / Lajme / Maqedoni / Han dhe Mogerini: Fituesit e zgjedhjeve të formojnë Qeveri, ata që humbën të jenë opozitë aktive

Han dhe Mogerini: Fituesit e zgjedhjeve të formojnë Qeveri, ata që humbën të jenë opozitë aktive

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, mbrëmë vonë dolën me vlerësim pozitiv për zgjedhjet e qeta parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Dy përfaqësuesit e lartë evropianë gjithashtu kërkuan që fituesit e zgjedhjeve të formojnë qeveri, ndërsa ata që humbën të jenë një opozitë aktive.

“Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare ishin elementi kryesor i marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Ato i ofrojnë vendit mundësi kryesore për ripërtëritjen e demokracisë, dialog konstruktiv të krizës afatgjatë politike dhe bashkimin për qëllimin e përbashkët në integrimet euroatlantike”, porositi Mogerini dhe Han në reagimin e tyre përmes njoftimit.
Përfaqësuesja e lartë e Unionit dhe eurokomisari gjithashtu kërkuan nga partitë politike në Maqedoni “të veprojnë në një mënyrë inkluzive” që përfshijnë opozitë aktive parlamentare dhe një shoqëri civile dinamike”.

“Me padurim presim formimin e shpejtë të parlamentit të ri dhe zbatimin e reformave për zgjidhjen e qeverisjes sistematike të drejtësisë, ndërsa gjithashtu edhe prioritete urgjente reformuese. Qeveria dhe opozita duhet që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve paraprake qytetare në tërësi, duke përfshirë përkrahjen e punës së zyrës së prokurorisë speciale”, shtoi Mogerini dhe Han.

Në fund të njoftimit të tyre për zgjedhjet në Maqedoni, dyshja e liderëve evropianë për Ballkanin rekomandoi edhe se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrahë vendin në procesin e reformave dhe të rrugës së tij drejt integrimit evropian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *